Abuzimi me fondet e SASPAK/ SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Ilir Beqajn me tre akuza

TIRANE- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet paraprake dhe ka nisur komunikimin e akuzave për personat nën hetim të dosjes së SASPAC, ndaj Ilir Beqajt dhe të akuzuarve të tjerë lidhur me vjedhjen e fondeve të BE. Ndaj Ilir Beqajt rëndon akuza e korrupsionit, fshehjes së pasurisë, shkeljes së barazisë në tendera dhe mashtrimit. Përveç grupit ndaj të cilëve u firmosën masa sigurie në korrik të 2024, burime konfirmojnë se akuza i është komunikuar dhe punonjëses së SASPAC Mira Topçiu, por nuk saktësohet për cilën vepër penale. 

Ilir Beqaj u arrestua me urdhër të SPAK, teksa ndodhej me masën detyrim paraqitje për shpërdorim detyre lidhur me dosjen e sterilizimit, teksa vepra penale iu rikualifukua në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar keiminal.

Për dosjen e SASPAC, ndodhen në burg Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj ndërsa pjesa tjetër me masa më të buta sigurie. Për këtë procedim penal më herët SPAK vuri nën sekuestro disa pasuri në ngarkim të personave nën hetim, mes të cilave një shumë parash prej 14 323 125 lekë, 15 542 euro dhe 42 318 USD. Këto shuma parash thotë prokuroria janë në posedim të Gazmend Haxhias, Elton Martinit, Ilir Beqajt, Ermal Kurtulajt, Bjona Ziajt dhe Bledar Lekës. Ndërkohë nën sekuestro janë vënë edhe 19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k.. dhe 3 automjete në pronësi të Ermal Kurtulajt dhe Elton Martinit.

SPAK po verifikon ndërkohë praktika të tjera financiare që janë kryer nga agjencia që drejtohej nga Ilir Beqaj, ndërsa dosja pritet ti dërgohet Gjykatës së Posaçme me kërkesën e nisjes së gjykimit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Putini, Trumpi dhe Platoni rivizatojnë Evropën

Veton Surroi: Putini, Trumpi dhe Platoni rivizatojnë Evropën