Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme për seancën gjyqësore në lidhje me 'Sterilizimin'. Gazetarja Keti Banushi bën me dije se Beqaj është paraqitur në GJKKO pa avokat.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv Ilir Beqaj shoqërohet me polic për shkak se ndodhet në masën e arrestit shtëpiak. Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal.
Nga ana tjetër 8 të pandehurit e tjerë, përfshirë ish-zv/ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncensionin, Ilir Rrapaj, janë dënuar në proces më vete me gjykim të shkurtuar. Rrjepajt dhe Rrapajt u është rrëzuar nga gjykata akuza e grupit të strukturuar kriminal.
Beqaj la qelinë gati 25 muaj pas arrestimit në 4 korrikun e vitit 2024, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendoso zbutjen e masës së sigurisë, duke e lënë në “arrest shtëpie”.
Beqaj, i cili është nën hetim në lidhje me dosjen SASPAC, do ta vijojë procesin penal nën këtë masë sigurie.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento