Abuzimi me pronat, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për Fran Frrokaj

Abuzimi me pronat, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për Fran Frrokaj

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj

Gjykata e Lezhës vendosi ndryshimin  masës së sigurisë ndaj kreut të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.Ai do të paraqitet dy herë në muaj në policinë gjyqësore, ndërsa e ka të ndaluar largimin jashtë vendit.

Nëpërmjet avokatit të tij, Frrokaj kishte paraqitur pranë gjykates së shkallës së pare në Lezhë kërkesën për zevendësim të masës së sigurise të dhënë, ndaj tij më heret me arrest shtepie. Seanca ishte parashikuar të zhvillohej me 8 maj por Prokuroria kishte kërkuar dy ditë kohe për të mbledhur provat për procesin që do të zhvillohet për çeshtjen e tjetersimit të pronave në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Në seancen gjyqësore e cila u zhvillua me dyer të mbyllura kryebashkiaku Frrokaj nuk ishte i pranishem, por përfasohej nga avokati i tijë Adrian Leka.

Prokurori dhe avokati depozituan pretendimet e tyre dhe gjyqtari i çeshtjes Artan Hajredinaj kërkoj 3 orë kohë për të vendosur që Fran Frrokaj i akuzuar për abuzim me bregdetin në Shëngjin, të kalonte nga masa e sigurise arrest shtepie, ne detyrim paraqitje. Ne arsyetimin e gjykatesit Hajredinaj thuhet se ndryshimi i kësaj mase është pranuar edhe nga ana e prokurorise, sipas të cilëve nuk kishte më nevojë për hetime të tjera ndaj të dyshuarit. Ndërsa lexoi vendimin, gjykatesi Hajredinaj ka shpjeguar se gjykata nuk mund te caktoje një masë më të rendë se ajo e propozuar nga prokurori. Vendimi i gjykates së Lezhës kthen në zyrë kryebashkiakun Fran Frrokaj pas gati dy muajsh mungesë, pasi më heret ndaj tij ishte caktuar një masë sigurie më e rëndë. 


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vetingu: 10/05/2018 20:47

    Edhe ky si gjith te tjeret drejte mbylljes dosjes i pafajshem,toke bujqesore ka ne shkemb dhe ne rer.Peshku i madh e han te vogelin.Po zoti Lu eshte dakort me kete shprehje. Shqiperija e shqiptareve vdekja e tradhtareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja