Ndaj katër të arrestuarve është dhënë masa e arrestit me burg nga Gjykata e Durrësit. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se të dyshuarit kanë falsifikuar titujt e pronësisë, duke përfituar në mënyrë të padrejtë dhjetëra hektarë toka. Të njëjtat burime saktësojnë për Report Tv se skema e falsifikimit është e njëjtë me atë në Spille ku u përfituan në mënyrë të padrejtë rreth 36 ha. Edhe në Ishëm e Gjirin e Lalzit skema e falsifikimit është zhvilluar kryesisht në zona ranore të cilat ktheheshin në truall.
Njoftimi për mediat:
Pas një hetimi të kryer nga Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimeve penale Nr. 1205. 2015, nr. 864.2016. 912.2016 nr. 1685.2016. nr. 2017.2016 dhe nr. 178.2016, të filluar për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve, bë i mundur ekzekutimi i vendimeve për caktim mase sigurimi, për shtetasit:
1. Sulejman Ibrahimi (ish- Kryetar i Komunës Ishëm), i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar 248, 248 – 25 dhe 259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 43 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
2. Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm), e datëlindjes 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në
Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
3. Enver Shima, (me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm) e datëlindjes 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
4. Shpresa Merdita, (me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm, aktualisht avokate në Durrës) e datëlindjes 20.04.1970, lindur dhe banues në lagjen nr. 18, Rruga “Zeus” Durrës, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 44 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
Menjëherë pas deklaratës së prokurorisë për arrestimin e ish kryetarit të komunës Ishëm dhe disa zyrtarëve të tjerë, disa banorë të zonave në të cilat përflitet se janë dhënë toka në mënyrë të parregullt janë mbledhur para prokurorisë. Ata shprehen se toka është dhënë konform rregullave. Një qytetar tjetër është shprehur se ka aplikuar për tokë , por nuk ka përfituar akoma.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com