Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari është dënuar me 1 vit burg, pasi u arrestua për korrupsion me tenderin në uniformat e Policisë së Shtetit. Edlira Naqellari është deklaruar fajtore, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, si dhe i ndalohet për 5 vitet e ardhshme ushtrimi i të drejtës për funksione publike.(Konvertohet në shërbim prove për 20 muaj)

Po ashtu GJKKO ka dënuar me 10 muaj vit burg edhe 9 ish-zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Brendshme:
Flutura Çekrezi dënohet me 1 vit burg
Anisa Bogdani dënohet me dhjetë muaj burg (Konvertohet në shërbim prove për 20 muaj)
Ani Omuri dënohet me dhjetë muaj burg (Konvertohet në shërbim prove për 20 muaj)
Aurora Mulla, dënohet me dhjetë muaj burg (Konvertohet në shërbim prove për 20 muaj)
Klevis Hasani, dënohet me dhjetë muaj burg (Konvertohet në shërbim prove për 20 muaj)
Kreshnik Bejkaj dënohet me  muaj burg  (Konvertohet në shërbim prove që të kryejë 80 (tetëdhjetë) orë pune në interes publik.)
Gëzim Mingaj dënohet me dhjetë muaj burg
Mariglen Buzali dënohet me dhjetë muaj burg 
Famtir Demneri dënohet me dhjetë muaj burg

Kujtojmë se SPAK mësyu në Ministrinë e Brendshme më 10  korrikku u arrestuan ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari bashkë me ish-zyrtarët e tjerë. Këto arrestime u bënë në lidhje me tenderin abuziv të 11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. SPAK përgjoi dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë 'zbërthyer' skemën e abuzimit me tenderin. Ky tender është refuzuar të firmoset nga një anëtar i Komisionit dhe një anëtar i prokurimeve.

Procedurat e tenderimit nisën që në 2019-ën dhe sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

Fituesi i tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë, që ishte bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk”  dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l”  dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. kishte mangësi në plotësimin e dokumentacionit, dhe se janë skualifikuar kompani që kanë ofruar çmime më konkurruese.