Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë për uniformat e policisë, GJKKO lë në qeli 8 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, një 'arrest shtëpie'

Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë për uniformat e policisë, GJKKO lë në qeli 8 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, një 'arrest shtëpie'

 Ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari

Gjykata Speciale kundër Korrupsionit ka lënë në qeli 8 zyrtarët dhe ish zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe një në "arrest shtëpie", për abuzimin me tenderin e uniformave të policisë së vitit 2020.

Gjykata ka caktuar ‘arrest në shtëpi’ vetëm për Anisa Bogdanin, ndërsa "arrest në burg" për Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demnerin, Mariglen Buzalin, Gëzim Mingajn, Edlira Naqellarin, Flutura Çekrezin, Ani Omurin e Kleivis Hasanin.

SPAK kërkoi lënien në fuqi të  masës ‘arrest më burg’ për 8 zyrtarët e ish zyrtarë dhe “arrest shtëpie” për një tjetër. Ndërkohë që burime për Report Tv bëjnë me dije se avokatët mbrojtës të të arrestuarve kanë kërkuar nga GJKKO më shumë kohë që të njihen me dosjen. 

Më 10  korrik u arrestuan ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj. Këto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të  11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë 'zbërthyer' skemën e abuzimit me tenderin. Ky tender është refuzuar të firmoset nga një anëtar i Komisionit dhe një anëtar i prokurimeve.

Procedurat e tenderimit nisën që në 2019-ën dhe sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë. Fituesi i tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë, që ishte bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk”  dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l”  dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. kishte mangësi në plotësimin e dokumentacionit, dhe se janë skualifikuar kompani që kanë ofruar çmime më konkurruese.  

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 13/07/2021 02:02

    Ketyre jashteqitjeve duhet ti mbyllesh njehere e pergjithmone ne biruce. SPAK duhet ti konfiskoj te gjitha pasurite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?