Abuzimi seksual i 11-vjeçares në Kosovë, sërish protestë në Prishtinë!

Abuzimi seksual i 11-vjeçares në Kosovë, sërish protestë në Prishtinë!

Protesta në Kosovë

KOSOVË- "Reagim ndaj sistemit patriarkal në sistemin e drejtësisë  dhe përgjegjësi maksimale  për të gjitha viktimat e dhunës seksuale", këto janë dy nga kërkesat e protestuesve të cilët zhvilluan protestën e dytë para ndërtesës qeveritare duke vazhduar në këtë mënyrë revoltën ndaj ngjarjes se rëndë që ndodhi më 27 gusht në Prishtinë, ku një e mitur 11-vjeçare u abuzua seksualisht nga 5 persona, ndërkohë që numri i të arrestuarve është 6.

Ngjarja e rëndë ku një vajzë 11-vjeçare u abuzua seksualisht nga 5 persona mendohet të ketë ndodhur më 27 gusht nga ora 17:30 deri në orën 00:30. Dhunimi i vajzës së mitur ka nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur. 

Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari, keqtrajtuan seksualisht vajzën e mitur, ndërsa më pas ka shkuar edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi të cilit iu bashkua Shkëlqim Kameri, të cilin e ka thirrur vëllai i tij Gent Rexhepi. Në një zonë, 26-vjeçari ndaloi makinën në një tjetër vend dhe kreu marrëdhënie seksuale me të miturën. Në dëshminë që ka dhënë vetë ajo në polici, ka treguar se ishte në park kur iu afruan 3 persona duke e ngacmuar me fjalë. Ndonëse pretendon se nuk i ka kthyer përgjigje dhe ka vijuar rrugën e saj, njëri i është afruar dhe e ka prekur.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja