Prokuroria e Durrësit kërkon dënimin me 5 vite burg dhe t’i hiqet për 5 vite e drejta për ushtrim të funksioneve publike ish-kryetarit të Rrashbullit, Hysen Gashi.

Prokuroria kërkon këtë dënim për Gashin pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre” për më shumë se një herë gjatë procedurave të ndërtimit në zonën turistike të Shkëmbit të Kvajës.

Prokuroria e Durrësit përvec ish-kryetarit të komunës ka marë si të pandehur edhe 6 zyrtarë të tjerë lokalë për të cilët ka përfunduar gjykimi.

Sipas hetimit të prokurorisë së Durrësit, rezulton se zyrtarët e komunës, të gjithë anëtarë të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Komunës, kanë dhënë leje në të paktën 16 praktika në mënyrë abuzive, duke shpërdoruar detyrën me veprime konkrete dhe me pasoja të rënda për territorin dhe mjedisin.

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)