Abuzuan seksualisht me 16-vjeçaren/ Gjykata jep vetëm 30 ditë burg për mësuesin dhe policin në Kosovë

Abuzuan seksualisht me 16-vjeçaren/ Gjykata jep vetëm 30 ditë burg për mësuesin dhe policin në Kosovë

Foto Ilustruese

Gjykata e Kosovës, ka marrë vendimin për të dhënë masën 30 ditë paraburgim, për mësuesin i cili dyshohet se ka përdhunuar vajzën nga Drenasi i Kosovës .

Mësuesi me inicialet Sh.Xh nga Drenasi i Kosovës, akuzohet se ka përdhunuar minoren 16-vjeçare  i është dhënë masa e paraburgimit për një muaj, për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e arsimtarit, si dhe nxitjen e akteve seksuale me premtimin e rremë për martesë.

"Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.XH për shkak të veprave penale Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 nën paragrafi 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Nxitja e akteve seksuale me premtimin e rrejshëm për martesë nga neni 240 të Kodit Penal Republikës së Kosovës", thuhet në vendimin e Gjykatës, transmeton Koha.net.

 Ky rasti ku është përfshirë dhe një zyrtar policie, tek i cili vajza kishte bërë denoncimin, por që në përfundim edhe ky i fundit  kishte abuzuar edhe ai me vajzën 16-vjeçare me inicialet A.G, ka nxjerrë me qindra protestues në rrugë, në Drenas dhe Prishtinë, që kanë bërë thiirje për drejtësi për rastin në fjalë. Gjykata ka caktuar masën 30 ditë burg edhe për policin i cili dyshohet se edhe ai ka abuzuar me të minuturën, kur vajza kishte vajtur për të denoncuar ngacmimet seksuale me mësuesin

Gjykata  e Prishtinës, ka vendosur të caktojë arrest shtëpiak ndaj gjinekologut F.A, për shkak të veprës penale "Ndërprerja e palejuar e shtatëzanisë", në klinikën e të cilit vajza u detyrua të abortonte.

"Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit F.A iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej datës 07.02.2019 deri me datë 06.03.2019. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.A me dt. 15.01.2019 në kundërshtim me Ligjin 03/L-10 për ndërprerjen e shtatzënisë, në ordinancën e tij private specialisktike-gjinekologjike ka bërë ndërprerjen e shtatzënisë ndaj të dëmtuarës A.G",  thuhet më tej në vendim.

Sipas komunikatës mësohet se Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e arrestit shtëpiak është bërë duke pasur parasysh peshën e veprës penale, ekziston rreziku se i njëjti se i pandehuri në liri mund të arratisej.

Kjo histori ka shkaktuar një debat të madh politik dhe publik, ku para dy ditësh Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë të jashtëzakonshme për 16-vjeçaren nga Drenasi e abuzuar seksualisht nga profesori i saj. 

Një ditë më parë (Lexo këtu) u zhvilluan protesta në Kosovë nga një grup përfaqësuesish të Shoqërisë Civile, të cilët dolën në tubim në shenjë proteste ndaj abuzimit seksual të vajzes së mitur 16-vjeçare nga një efektiv policie i cili kishte përfituar nga ajo. Vajza 16 vjeçare me inicialet A.G i ishte drejtuar përpara disa ditëve Policit të Drenasit për të denoncuar profesorin e saj për abuzim seksual dhe rastin në fjalë ndërkohë që ky i fundit ka abuzuar edhe vete me minorenen. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arben: 09/02/2019 16:42

    Mos u befasoni po u beri ky len ndonje zavendesminister a po keshilltare ne qeverine kineze me 30-40 ministra,4-5 zavendeskryeministra..200-300 zavendesministra dhe 2000 keshilltare...me kete armat edhe gomari i Haxhi Zekes nga Shisgtaveci do te udheheqte shtetin me te varfer ne europ me paga te 3 here me te madhe se z.Rama..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip