Prokuoria e Korçës ka dërguar gjithashtu kërkesën për gjykim për Lisabeta Vezuli, përgjegjësen për Ndihmën Ekonomike të Personave me Aftësi të Kufizuar në Bashkinë Leskovik, për “shpërdorim detyre”.
Vezuli akuzohet se u ka dhënë në mënyrë abusive rreth 43 familjeve dhe mbi 25 personave përfitime financiare në kundërshtim me ligjin duke shkaktuar një dëm financiar në vlerën rreth 4 milionë lekë të reja.