Abuzoi seksualisht dhe ngacmoi disa vajza në Greqi, identifikohet abuzuesi serial shqiptari! U arratis drejt vendlindjes, dyshohet se ndodhet në Vlorë (EMRI)

Abuzoi seksualisht dhe ngacmoi disa vajza në Greqi, identifikohet abuzuesi serial shqiptari! U arratis drejt vendlindjes, dyshohet se ndodhet në Vlorë (EMRI)

Foto ilustruese

GREQI- Autoritetet greke kanë mundur të identifikojnë shqiptarin Spartak Dyrmishi 45-vjeçar i cili përdhunoi dhe ngacmoi seksualisht dy të reja por edhe një sërë vajzash të tjera në Greqi. 

Mediat greke bëjnë me dije se ai është arratisur dhe fshihet në Shqipëri në qytetin e Vlorës. 

Bëhet fjalë për 45 vjeçar shqiptar Spartak Dyrmishi, i divorcuar, i cili jetonte me nënën e tij. Autori është arratisur në Shqipëri ndërsa pritet të lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtar për arrestimin dhe ekstradimin e tij drejt Greqisë.

Hetimet kishin nisur pas përdhunimit në orët e para të së dielës në Paleo Faliro. Një grua 34-vjeçare kishte denoncuar se e kishte përdhunuar në një stacion autobusi. Në të njëjtën zonë, një tjetër grua, 24 vjeçe, u ankua se e kishte sulmuar për ta përdhunuar, ngjarje e ndodhur pak para përdhunimit të 34-vjeçares.

Si mbërriti policia te autori

Materiali nga kamerat e sigurisë së dyqaneve në zonën e gjerë të Palei Faliros është “skanuar” nga oficerët e sigurisë për të hartuar rrugën e ndjekur nga përdhunuesi i rrezikshëm.

Në pikën ku u dhunua 34-vjeçarja, në Avenue Poseidonos, qarku i mbyllur i Tramvajit ka regjistruar sulmin.

Megjithatë, kamera e një kafeneje në Amfitea Avenue ka regjistruar përdhunuesin me tatuazhin teksa tentoi të përdhunonte një grua tjetër pak orë para sulmit në Agia Skepi.

Në video-dokument shihet viktima e tij e afërt duke ndaluar në një semafor në Avenue Amfitheas. Përdhunuesi u fut në makinën e saj dhe u përpoq  ta çonte atë në një vend të largët. Përdhunuesin me tatuazh e zë paniku nga reagimi i gruas, zbret nga makina dhe nis të vrapojë drejt Avenue Amfiteas ku edhe zhduket.

Siç shihet edhe nga përshkrimet, bëhet fjalë për një “grabitqar” të pamëshirshëm dhe të rrezikshëm, i cili kërkonte viktimat e tij në rrugë. Dhe zgjedhja e pikës specifike për të “goditur” nuk ishte thjesht rastësisht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
Abuzoi seksualisht disa vajza në Greqi, zbulohen detajet tronditëse! Autori dyshohet se është në Vlorë (EMRI)

1667076873_policianatengreke.jpg

Autoritetet greke kanë mundur të zbardhin një seri përdhunimesh të kryera gjatë muajve të fundit në kryeqytetin e vendit Athinë.

Sipas policisë greke, është identifikuar prej kamerave të sigurisë se autori serial i përdhunimeve është një shtetas shqiptar rreth 45 vjeç. Mësohet se ai ka kryer të paktën 3 përdhunime, dhe një seri prej disa tentativash përdhunimi.

Autoritetet thanë se autori i dyshuar është ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja. Ai është Spartak Dyrmishi, 45 vjeç dhe banon me të ëmën e tij.

Autori i dyshuar është nga Vlora dhe ka kaluar për në Shqipëri në datën 27 tetor. Agjentë të armatosur kryen kontroll në banesën e tij, por nuk mundën ta gjejnë.

Sipas informacioneve, atë e kanë lokalizuar dhe tani po zhvillohet operacioni për kapjen në Vlorë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlora: 30/10/2022 12:57

    policia te hapi zjarr ta eleminojn jo arrest zjarr me vdekje

    Përgjigju
  • Adi: 30/10/2022 08:14

    Bse nuk ia nxirrni fotografine ketij krimineli me kaq shume krime? Botojeni fotografine e tij ne menyre te te ruhen e mbrohen femrat ketu ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja