Gjykata shpall fajtor Donald Trump: Ka abuzuar seksualisht me shkrimtaren E. Jean Carroll! Ish-presidenti: Ky është një turp

Gjykata shpall fajtor Donald Trump: Ka abuzuar seksualisht me shkrimtaren E. Jean Carroll! Ish-presidenti: Ky është një turp

Donald Trump dhe Jean Carroll

Një juri në Nju York shpalli fajtor për abuzim seksual ish presidentin Donald Trump, lidhur me denoncimin e ish gazetares E Jean Carroll. Sipas vendimit të gjykatës, Trump duhet t’i paguajë 5 milionë dollarë shpërblim znj. Carrol, për agresion seksual dhe shpifje në një postim të tetorit 2022 në Truth social, ku ai i quajti akuzat e saj një "punë mashtruese".

Kjo është hera e parë që një president amerikan shpallet fajtor për sulme seksuale. Gjithsesi juria nuk e gjeti Trump fajtor për akuzën e përdhunimit të ngritur nga Carrol, ndodhur sipas saj në vitin 1996 në një qendër tregtare në Nju Jork.   

Përmes një deklaratë një zëdhënës i ish-presidentit tha se e gjitha ‘ishte farsë dhe gjueti shtrigash kundër Trump’ nga demokratët, pasi ai është kandidat kryesor për të garuar dhe rizgjedhur president i SHBA.

“Abuzimi i vazhdueshëm i Kushtetutës sonë të madhe për qëllime politike është i neveritshëm dhe nuk mund të tolerohet. Kombi ynë është në telashe serioze kur pretendimet që nuk kanë prova apo dëshmitarët okularë mund të pushtojnë gjykatat tona për të fituar pikë politike,", thuhet në deklaratë. Ekipi i Trump ka thënë se do të apelojë vendimin.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale pas vendimit, ish-presidenti Trump thotë se as nuk e ka idenë se kush është ajo grua.

"Unë nuk e kam idenë absolutisht se kush është kjo grua! Ky verdikt është një turp-vazhdimi i gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave'- tha ish-presidenti.

Trump, i cili nuk ka marrë pjesë në gjyq, ka këmbëngulur në deklarata publike dhe në deponimin e tij se Caroll i bëri pretendimet për të rritur shitjet e një libri me kujtime të vitit 2019. Carroll, 79 vjeçe, e cila kërkoi dëmshpërblim dhe ndëshkim, dëshmoi për më shumë se dy ditë në gjyqin që po futet në javën e tretë. Ajo tha se në pranverën e vitit 1996 zoti Trump i cili po hynte në një dyqan nga i cili ajo po dilte dhe i kërkoi asaj që ta ndihmonte atë për të blerë një dhuratë për një grua.

Carroll tha se ata shkuan në katin e gjashtë të dyqanit ku në një dhomë zhveshjeje me Trump flirtimet mes tyre u kthyen në dhunë, ndërsa zoti Trump e vuri atë pas murit dhe e përdhunoi. Ajo tha se e goditi atë me gjunjë pas ndodhisë disa minutashe dhe u largua nga dyqani. Ndërsa avokati Trump Joe Tascopna në argumentet e tij përmbyllës tha se pretendimet e Carroll janë "fiksion".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës