72-vjeçari Bajram Tusha, i akuzuar për përdhunimin e një 17 vjeçareje, nga sot do të jetë në arrest shtëpie.

Gjykata e Sarandës ka zëvendesuar akuzën nga marëdhënie seksuale me të mitur, në ngacmim seksual në të mitur dhe ka zëvendësuar masën e sigurimit per te nga “Arrest ne burg” ne “Arrest ne shtepie”.

Tusha i akuzuar per marrëdhënie seksuale me të mitur, kishte kërkuar zëvendësim e kësaj mase edhe në korrik por nuk i ishte pranuar.

Kujtojmë se Gjykata e Sarandës ka pezulluar gjykimet e çështjeve për shkak të infektimit me COVID të 2 gjyqtarëve dhe 2 sekretareve.

Kjo ngjarje ka shumë mistere brenda saj, për shkak se në një rrëfim ekskluziv që Report Tv pati me nënën e vajzës, ajo hodhi poshtë pretendimet duke thënë se 17-vjeçarja është manipuluar nga i dashuri i saj për të sajuar gjithë historinë. Tashmë i mbetet në dorë hetimeve të zbulojnë atë se çfarë realisht ka ndodhur.  17-vjeçarja është pajisur me një urdhër mbrojtje nga gjykata ku ndalon prindërit e saj të kontaktojnë atë.