Abuzuan me 20 leje ndërtimi, zbardhet skema e abuzimit të dy drejtorëve me vartësit në bashkinë e Korçës

Abuzuan me 20 leje ndërtimi, zbardhet skema e abuzimit të dy drejtorëve me vartësit në bashkinë e Korçës

KORCE- Zbardhet skema e abuzimit të 2 drejtorëve, përgjegjësit dhe specialistit ne bashkinë e Korçës,të cilet shpërdoruan detyrën duke shkaktuar 30 milion lekë dëm.

Zhaneta Lubonja, me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Soniel Prifti, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, Ermal Gjermeni, Përgjegjës i Sektorit në këtë drejtori dhe Olvas Petro me detyrë specialist u pezulluan nga detyra më 10 prill 2024.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se prokuroria ka gjetur shkelje ne procedurën e lejeve të ndërtimit për afro 20 subjekte.

Sipas po të njëjtave burime të proceduarit,për qëllime përfitimi kanë dhënë leje ndërtimi për objekte të deklaruara për banim,nderkohë që ato janë shfrytezuar për tregëti.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë për objektet e banimit ështe 3% e vlerës së investimit,ndërkohë për objektet e shërbimit dhe tregetisë kjo taksë ështe 8% e vlerës së investimit.

Ndaj zyrtarëve të pezulluar në bashkinë e Korçës është dhënë masa e sigurisë detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore prej Prokurorisë së Korçës dhe po hetohen për ‘Shpërdorimit të detyrës’ në bashkëpunim, ndërsa një tjetër dyshohet për ‘Moskallëzim krimi’.

 

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 12/04/2024 11:53

    Sa poshte ka rene drejtesia e re, o zot dhe ligjin nuk di te lexoje jo me ta interpretoje. Gjynaf per shkollen qe Kane bere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Iu gjetën 35 doza kokaine gati për shitje në automjet, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari në Fier

Iu gjetën 35 doza kokaine gati për shitje në automjet, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari në Fier