Jo vetëm vizitorë të shumë, por edhe aplikues dhe blerës të shumë ka pasur ky panair në këto dy ditë, dhe shumë shpejt të gjitha kërkesat e porositura do të jenë në dispozicion të fermerëve.
Kryetari i Entit Kombëtar Rural, Agim Rrapaj deklaroi se qëllimi i këtij panairi është modernizimi i zonave rurale në vendin tonë.
Edhe në ditën e dytë panairi u vizitua nga ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani. Pritet që ky panair të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve Shqipëri-Itali në sektorin e bujqësisë. Ndërkohë në Panairin e Bolonjës, një nga panairet më të mëdha në botë për makineritë dhe pajisjet bujqësore, do të marrin pjesë për herë të parë edhe një delegacion me përfaqësues të medias dhe biznesit nga Shqipëria.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)