Acidi Larixic çon
kancerin në “vetëvrasje”

Acidi Larixic çon <br />kancerin në “vetëvrasje”
Acidi larixic, i cili njihet ndryshe si maltol, mund të ketë një funksion antitumor, duke ndihmuar për të ndërtuar klasa të  molekulave, që çojnë në "vetëvrasje" qelizat e sëmura.

Për të evidentuar efektin antikancer të kësaj substance natyrore që gjendet në birrë, çikore, arrën e kokosit dhe kafe, janë angazhaur dy ekipe kërkimore në Universitetin e Urbinos "Carlo Bo". Zbulimi u publikua në “British Journal of Cancer” dhe në “Journal of Organic Chemistry”.
Një substancë të padëmshme - Mirco Fanelli dhe Vieri Fusi, në krye të grupeve kërkimore që kanë bashkëpunuar në këtë studim, kanë shpjeguar se molekula maltol është e padëmshme, përdoret nganjëherë si një shtesë ushqimore për shkak të aromës së saj dhe vetive antioksiduese, por nëse modifikohet mund të japë jetë molekulave të reja me prejardhje biologjike.

Testet laboratorike - Dy molekula përfaqësuese e kësaj klase të komponimeve, janë sintetizuar dhe të karakterizuar në aftësinë e tyre për të nxitur ndryshime në chromatinë dhe, kështu për të udhëhequr qelizat për t'u përgjigjur në terma biologjike.

Kjo klasë e komponimeve ka në bazë vetitë fiziko-kimike që i bëjnë ato të jenë në gjendje të arrijnë në brendësi të qelizave të cilat përmbushin funksionet e tyre në bërthamë, ku gjendet edhe genomi(kështu që edhe chromatina). Fanelli dhe Fusi kanë treguar që disa variaente të tumorit (në kulturat qelizore in vitro) janë të ndjeshme ndaj trajtimit me dy molekulave (të quajtura malten dhe maltonis).

Qelizat, në përgjigje ndaj trajtimeve, së pari ndryshojnë aftësinë e tyre për të replikuar dhe, më pas, nxisin një process të rëndësishëm biologjik që çon në një vetëvrasje të vërtetë, një vdekje e programuar qelizore. Tashmë kërkimi do të vazhdojë në rastet e tumorit tek njerëzit.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi