TIRANE - Kompania ACR ka deklaruar se nuk është larguar nga Shqipëria. Ajo ishte, është dhe do të jetë në Bulqizë, Klos, Burrel, Elbasan dhe në të gjitha vendndodhjet e miratuara si të tilla sipas kontratës koncensionare, deri në përfundim të afatit të kontratës.
Në lidhje me ndryshimin e mbajtësit të aksioneve të shoqërisë ACR, kompania thekson se shitja dhe blerja e aksioneve të një shoqërie tregtare private nga një shoqëri apo individ privat, shqiptar apo i huaj, është një e drejte e parashikuar nga ligji shqiptar. Shoqëria Balfin ka blerë kuotat në shoqërinë koncensionare ACR Holding srl në Itali, duke zëvendësuar investitorin DCM Decometal. Kjo strukturë lejon vazhdimin e veprimtarisë së kompanisë Albanian Chrome, me të njejtat kushte si më parë, pra pa ju shmangur asnjë detyrimi, qoftë ky kontraktor, fiskal, rregullator apo i çfarëdolloj natyre ndaj çdo pale të tretë, përfshirë dhe shtetin. Në detyrime të tilla, pranon kompania, përfshihet edhe një grumbull pagesash, që tejkalojnë shumën prej 10 milionë eurosh, që ajo synon ta shlyejë, ndaj subjekteve vendase.
Ndërkohë, thekson ACR, ajo ka mbuluar pagën e 13 të punonjësve për muajin dhjetor, detyrim që vetëm për këto muaj kap shifrën e 2 milionë euro.
Brenda një periudhe 30-ditore, ACR synon t’i paraqesë ministrisë së Ekonomisë planin e ri të investimeve dhe brenda një periudhe 2-3 javore do, të fillojmë përpjekjet për hapjen e traverbangut të Klosit, që nuk është kryer prej mëse 20 vjetësh, etj.
Ministri
Sipas kreut të METE-s Haxhinasto, shitja e aksioneve ka qenë një veprim i ligjshëm. Në përgjigje të një letre nga deputeti socialist Saimir Tahiri, ai u shpreh se transferimi nuk sjell ndryshime dhe METE nuk ka detyrim ta miratojë ose jo
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com