Act Now dhe rojet e Kepit të Rodonit
marrin çmim nga ambasada e SHBA

Act Now dhe rojet e Kepit të Rodonit<br />marrin çmim nga ambasada e SHBA
TIRANË - E kthyer tashmë në një traditë, Ambasada Amerikane ka vlerësuar me një çmim, rojet e Kepit të Rodonit, një grup nismëtaresh të Act Now-Vepro Tani, të cilët kanë pastruar plazhin e Kepit të Rodonit dhe ambjentin për rreth nga mbeturinat plastike.
 
Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, ambasadori Aleksandër Arvizu ka vlerësuar punën e bërë nga vullnetarët, ndërsa ka theksuar se ndonëse Shqiperia ka bukuri të rralla natyrore, ndotja e mjedisit në mbetet ende një problem dhe kjo gjë sipas tij kërkon përpjekje kolosale nga qeveria qendrore, vendore dhe biznesi.
 
“Është kënaqesi që mund të mirepresim në fakt rojet e Kepit të Rodonit të cilët ishin shumë guximtarë që hynë në ambasadë sot në mëngjes. Ndonëse është në fakt fundi i muajit Tetor ne në fakt po japim nje çmim që vlerëson nismën e ndërmarrë në muajin Shtator. Ndonëse jemi pak me vonesë përsëri po përpiqemi që të kapim kohën”, tha Arvizu.
 
Duke folur para të pranishmëve, Arvizu tha se, “dua të theme diçka jo vetëm për faktin që kam qëndruar prej tri vitesh në Shqipëri por sepse çdokush do ta thoshte këtë: Kam parë bukuri natyrore të Shqipërisë dhe askush nuk mund ta diskutojë atë, në fakt mjedisi i Shqipërisë është një pasuri e vërtetë kombëtare”.
 
Por më pas ambasadori i SHBA-së tha se, “megjithëatë le të mos pretendojmë për diçka që vërtetë është e tillë, që mjedisi është tërësisht i shkatërruar dhe vihen re dëmtime serioze që ende po ndodhin në ujrat shqiptare dhe sidomos në plazhe e disa prej këtyre problemeve duken të pakapërcyeshme duken të pakalueshme dhe ato kërkojnë përpjekje kolosale nga ana e qeverisë qendrore dhe vendore si dhe e bizneseve dhe kërkojnë miliona dollarë si dhe dhjetëra vite investime për të nisur trajtimin e kësaj çështje”.
 
Sipas Arvizu, “për shkak se Shqipëria nuk është një vend i pasur ende dhe për shkak se ka burime të kufizuara aktualisht, problemi mbetet i pa adresuar dhe i patrajtuar, ndërkohë që mbetjet me të cilat njerëzit trishtueshëm janë mësuar, shishet plastike dhe materialet e rrezikshme rrjedhin në lumenj tuaj dhe madje dalin edhe në plazhet tuaja”.
 
“Ditë pas dite, muaj pas muaj e vit pas viti shtresat e shisheve plastike dhe të qeseve plastike të hedhura nëpër plazhe rriten jo vetëm në plazhe por edhe në degët e lumenjëve. Situate është serioze. Dy vite më parë është e admirueshmë që një grup qytetarësh, rreshtën së prituri për një zgjidhje nga jashtë dhe panë tek vetja e tyre për të bërë diçka dhe këta qytetarë formuan rojet e Kepit të Rodonit dhe me çdo mundësi që patën mblodhën vullnetarë të shqetësuar dhe që donin të pastronin plazhet e kepit të Rodonit dhe burimet e tij”, tha ambasadori Arvizu gjatë fjalës së tij.
 
“Pas çdo aktiviteti ato largojnë dhjetëra e dhjetëra qese me mbeturina dhe i dërgojnë ato në vend depozitat e mbetjeve ose në landfille. Kjo ngjason shumë me atë që kemi parë në SHBA, është një nismëe. Është një nismë që titullohet "Adopto një pjesë të autostradës " dhe kështu janë grupe”.
Të pranishëm në ambasadën e SHBA-së ishin një grup nismëtar që kanë marrë çmimin nga ambasada të cilët kanë kanë apeluar për një mjedis të pastër.
 
ÇFARË ËSHTË AKT NOW
"Act Now!" është një lëevizje që nxit punën e shqiptarëve të cilët janë duke punuar për të rritur ndërgjegjësimin për çështje aktuale në Shqipëri, janë të autorizuar për të ndërmarrë veprime pozitive dhe konstruktive, dhe po punojnë për të forcuar lidhjen mes komuniteteve të tyre dhe qeverisë. Rojet e Kepit te Rodonit po vlerësohen për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të parandaluar degradimin mjedisor të Kepit të Rodonit, dhe rikthimin e zonës në gjendjen e mëparshme nëpërmjet aksioneve të pastrimit. Kjo iniciativë e ndërmarrë nga qytetarët ka ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit qytetar dhe të qeverisë për të bërë më shumë në mbrojtje të mjedisit natyror në Shqipëri.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Zvicër 2-0 Itali, notat e lojtarëve! Barella dështim, Xhaka lider! Vargas më i miri

Euro 2024/ Zvicër 2-0 Itali, notat e lojtarëve! Barella dështim, Xhaka lider! Vargas më i miri