Action Bronson është reperi me origjinë shqiptare, i njohur për koncertet e cmendura të ndërthurura me pasionin e tij për kulinarinë. Bronson madje drejton dhe një emsion të quajtur “F*ck that’s delicious” ku shpalos pasionet e tij, por pak vetë e dinë që emri i vërtetë i performuesit është Arian Asllani.

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja nga Kosova, Rita Ora, postoi një foto të sajën bashkë me reperin në Instagram dhe kërkoi mbështetjen e të gjithë shqiptarëve duke u bërë thirrje të blinin albumin e tij më të ri. 31-vjecari ka patur eksperienca të mëparshme në gatim, ku ushtronte profesionin e shefit të kuzhinës gourmet dhe ishte mjaft i suksesshëm, por pas një përvoje të pakëndshme në kuzhinë, gjatë së cilës theu këmbën, iu dedikua plotësisht muzikës.

E nisi fillimisht si hobi derisa publikoi albumin e parë me titull : “Dr. Lecter” në 2011 dhe numëron me qindra mijëra fansa që atëherë. Në karrierën e tij si reper, Bronson ka kënduar përkrah Eminem së bashku me J.Cole dhe Kendrick Lamar, në koncertet e tij në Australi dhe Zelandë të Re.
action bronson
action bronson
action bronson
action bronson
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)