Ndeshja mes Adës së Velipojës dhe Juban Danjes, e zhvilluar pasditen e së shtunës në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës, shënoi përfundimin e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për femra. Pavarësisht nga rezultati i ballafaqimit të fundit, Ada e Velipojës vinte në këtë ndeshje si skuadra kampione e Shqipërisë për sezonin 2011-2012, titull që e kishte siguruar që javën e kaluar, kur pas fitores me rezultatin 4 me 1 ndaj ekipit The Door krijoi diferencen prej 5 pikësh ndaj rivaleve të saj.
Pas një pjese të parë në barazpeshe me rezultatin 1 me 1, në përfundim, fitorja i buzëqeshi futbollisteve velipojake me rezultatin 3 me 2. Me këtë rezultat, Ada e Velipojës, e drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani e thellon edhe më tepër diferencen me rivalen e saj, Juban Danja, duke u kurorëzuar me titullin kampion, i cili në historinë tre vjeçare të futbollit të femrave, është i dyti radhazi, ndërkohë që titullin e parë e ka koleksionuar skuadra bardheblu Tirana AS.
Në përfundim të ndeshjes, u zhvillua edhe ceremonia e mbylljes së kampionatit, ku përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Abdyl Kuriu, i dorëzoi kapitenes së Adës, trofeun e kampionatit të tretë kombëtar të futbollit për femra. Gjatë këtij kampionati Ada ka arritur 13 fitore dhe vetem 1 barazim, me goleverazh 81 me 10.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com