Ada Tataveshi: Ndiqni pasionin 
dijeni vlerën profesioneve të ‘rralla’

Ada Tataveshi: Ndiqni pasionin <br />dijeni vlerën profesioneve të ‘rralla’
Ndryshe nga çfarë kemi dëgjura, për Adën ka ndodhur e kundërta. Ajo ka mundur të jetë pjesë e profesionit të saj vetëm përmes një njoftimi punësimi, njoftim që i krijoj dhe mundësinë për të punuar në profeisonin e saj. Kjo është Ada Tataveshi, teknologia e cila prej një viti po bashkëpunon me fabrikën “Mozzarella Italia” na tregon hap pas hapi, mundëistë që i janë ofruar pas diplomimit, vështirësitë e tregut të punës, sfidat dhe pritshmëritë që ka ajo për profesionin e jetës.

“Në fakt, ishte krejt rastësi. Unë gjeta njoftimin në një faqe interneti që kërkohej një inxhiniere pranë kësaj fabrike dhe aplikova. Më pas më telefonuan për të dhënë intervistën e më pas u punësova këtu. Ishte fat për mua që arrita të fitoja këtë pozicion pune në profesionin që dhe jam kualifikuar”, tregon Ada e entuziazmuar për këtë sfidë.

Ajo ndalet dhe tek orientimi profesional, ku bën thirrje të gjithë të rinjve të vlerësojnë profesionet e ‘rralla’ ndoshta më pak të këkruara në treg, pasi kanë mundësi të mira punësimi dhe të krijojnë aftësi profesionale për një karrierë të suksesshme.  
 
Prej afro një viti jeni punësuar pranë fabrikës "Mozzarella Italia". Si nisi ideja për të punuar këtu?
Në fakt, ishte krejt rastësi. Unë gjeta njoftimin në një faqe interneti që kërkohej një inxhiniere pranë kësaj fabrike dhe aplikova. Më pas më telefonuan për të dhënë intervistën e më pas u punësova këtu. Ishte fat për mua që arrita të fitoja këtë pozicion pune në profesionin që dhe jam kualifikuar. 
 
Pse zgjodhët pikërisht Kiminë Ushqimore si profesionin e jetës, kush ju ka nxitur?
Kimia më ka pëlqyer gjithmonë që kur isha gjimnaziste. Më pëlqenin pjesët eksperimentale që organizonim në ato kohë e  kështu ndoqa pasionin për të vazhduar një degë që kishte lidhje me kiminë.
 
Çfarë ju duket më sfiduese në këtë zanat?
Si profesion nëse zotërohet mirë gjeneron të ardhura, por është një profesion sa i bukur po aq edhe i vështirë. Mendoj që nuk ka fund si zanat, janë aq shumë gjëra, sa më shumë mësoj rreth tij aq më shumë them të eksplorojë në botën e kimisë dhe sidomos në industrinë e qumështit.
 
Do ta ndryshonit këtë zanat për një tjetër orientim?
Mendoj që jo... nuk do ta ndryshoja profesionin tim me ndonjë profesion tjetër. Jam e kënaqur që kam bërë këtë zgjedhje në jetë dhe nuk jam bërë aspak pishman, madje jam çdo ditë e motivuar me këtë profesion.
 
Çfarë e bën të vështirë tregun shqiptar, mendoni se importi po e dëmton prodhimin vendas?
Ky është një fenomen që ka prekur rëndë prodhimin vendas. Produktet e importuara po ‘mbysin’ prodhimin shqiptar. Importohen prodhime të skaduara, me manipulime nga më të ndryshmet e me shtesa kimike nga më të dëmshmet që konsumatorët shqipëtar rrallë herë i kuptojnë.
 
Shumë të rinj sot zgjedhin degë që nuk jua dinë rëndësinë. Çfarë ju sugjeroni për orientimin profesional?
Mesazhi im për të gjithë të rinjtë do të ishte; Bëni zgjedhjen e duhur përsa i përket profesionit tuaj, ndiqni pasionin e dijeni vlerën profesioneve të ‘rralla’ ashtu siç është edhe Kimia Ushqimore. Degë e rrallë, në kuptimin që jo shumë të rinj e zgjedhin, por e bukur e mbi të gjitha me prespektivë në të ardhmen.
 
Cilat janë pritshmëritë tuaja në vazhdimësi?
Pritshmëritë janë të mëdha! Shpresoj që një ditë do të arrij shumë, kjo që kam arritur deri tani nuk është asgjë, jam akoma vetëm në fillimet e mija. Megjithatë, unë ndjehem krenare për veten që punoj në një fabrikë të tillë si “Mozzarella Italia” dhe kam nderin të punoj me një specialist kaq të zotin sa Ing. teknolog Nazif Tivari.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel

Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel