Adele dhe Taylor Swift, yjet e muzikës botërore në kahe të kundërta...dhe një incident me Pique!

Pas një numri të madh koncertesh ylli britanik i muzikës Adele ka bërë të ditur se ka dëshiron të bëjë një pushim të gjatë nga muzika.

 “Nuk kam fare plane për muzikë të re. Dua një pushim të madh pas gjithë kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera kreative vetëm për pak kohë”, tha ajo për median gjermane ZDF.

Shfaqja e saj në Mynih është planifikuar në nëntor dhe Adele tha se ndihet e lodhur emocionalisht.

“Ka qenë me të vërtetë një lodhje emocionale. Jam e sigurt se do të ndihem edhe më shumë kështu çdo natë pas shfaqjeve në Mynih”, tha ajo.

Një tjetër yll botëror i muzikës, Taylor Swift popstari amerikan në vazhdim të “Eras tour’ ka mbajtur dy koncerte madhështor në Milano, ku është ndjekur nga 130 mijë fansat e saj që kanë shoqëruar në kor hitet e saj. Këngëtarja ka mbetur e surprizuar dhe pa fjalë kur i gjithë stadiumi në kor ka kënduar një nga hitet italiane të këngëtares Loredana Berte, ‘Sei bellisima’. Por duket se tingujt e kësaj kënge që fazat kënduan për Swift, kanë zhgënjyer Loreedana berte, e cila në një reagim thotë se dikush duhet t’i thotë që është një këngë e saj. Mediat italiane nuk ngurojnë të hedhin idenë se ndoshta në një të ardhme të dyja këngëtaret të realizojnë një duet me këngën ‘Aei bellisima’.

Në ‘La Velada del Ano IV’, pak ditë më parë, Pique u detyrua të fshihej me të dashurën Clara Chia, kur në stadium jehoi një këngë e Shakiras, të cilën ia kishte dedikuar atij. Reagimi i tij, siç pritej, nuk ka kaluar pa u vënë re. Ngjarja vjetore e organizuar nga Ibai Llanos mblodhi së bashku transmetues, krijues të përmbajtjes dhe të famshëm në stadiumin ikonik Santiago Bernabeu në Madrid. Pique u mundua të fshihej, teksa ishte me fëmijët: Sasha dhe Milan. Ndërsa shfaqej i qetë, sjellja e tij ndryshoi tërësisht kur filloi kënga, pasi të gjithë sytë u kthyen nga ai. Të pranishmit u ngritën në këmbë dhe kënduan këngën me zë të lartë, ndërsa disa prej tyre po e xhironin reagimin e Pique.

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbi/ Vrasja e policit serb në Loznicë, ekzekutohet autori shqiptar, Faton Hajrizi

Serbi/ Vrasja e policit serb në Loznicë, ekzekutohet autori shqiptar, Faton Hajrizi