Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme takimin me shqiptarët në Londër në kuadër të turit të diasporës. 

Teksa që njerëzit po hyjnë në sallën ku po zhvillohet takimi i shqiptarëve të Britanisë së Madhe me Edi Ramën, jashtë ndodhen disa militant të PD-së që hodhën parula kundër.

Protestuesit janë një numër i vogël, që nuk shkon as 20 vetë, ndërkohë salla po mbushet plot.

Megjithatë forcat e rendit të Britanisë së Madhe kanë marrë masat, duke vendosur një distancë të kontestatorëve me ata që duan të marrin pjesë në tubim.

Janë vendosur pengesa metalike dhe po mbahen larg të dy palët. Takimi nis pas pak në Parkun Olimpik Queen Elisabeth.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai