Adele është një ikonë për vokalin e saj, por rrallëkush mund të ketë pasur një raport personal me këngëtaren.

Legjenda e muzikës Phil Collins deklaroi në fillim të këtij viti krenarisht që do të bashkëpunojë me këngëtaren.

adele

Por, duke folur në një intervistë ai ka treguar që është ndjerë i mospërfillur nga Adele, e cila pasi i ka dhënë një tekst ta këndojë e ka shkëputur kontaktin me të duke iu justifikuar që po ndërron shtëpi dhe nuk po punon ndërkohë.

Adele po nxjerr në treg albumin e saj të tretë, sipas burimeve, i cili do të quhet “24” për shkak të moshës kur lindi fëmijën e saj të parë.

adele

Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)