Adele nuk e mban të qeshurën
gjatë nderimit nga Princi

Ka një vend dhe kohë të caktuar kur e qeshura e shumtë shkon, por kur bëhet fjalë për të marë një dekoratë nga Mbreti i ardhshëm i Anglisë nuk është momenti i duhur.

I tillë është quajtur veprimi i divës së muzikës Adele gjatë marjes së çmimit MBE nga Princi Charles.

Megjithatë Adele është dukur e mrekullueshme me një fustan të stilistes Stella Mc Cartney, në Pallatin Bukingam ditën e djeshme.

adele

Por ylli që ka shitur me miliona kopje të albumeve të saj në botë nuk arriti të mbante të qeshurat kur Princi po e nderonte atë.

Madje edhe pasi ndahet nga Princi ajo shpërthen përsëri në të qeshura në tapetin e kuq.

Duket që ngazëllimi ka qenë i madh për këngëtaren e cila është shprehur: - “Është një nder i madh për mua dhe një moment kur ndihem krenare, të nderohem mes njerëzve të mrekullueshëm dhe frymëzues. Njerëz të një shtrese me të vërtetë të lartë”.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës

Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës