Suksesi që pati Adele gjatë ndarjes së çmimeve “Oscar” po vazhdon edhe më tej, pasi asaj i kanë propozuar sërish producentët e filmave James Bond, për të qenë pjesë e kolonës zanore të këtij filmi.

Adele fitoi çmimin për kolonën më të mirë zanore në ceremoninë e madhe të “Oscar-it” për interpretimin e këngës së saj “Skyfall”.

adele

Adele, e cila mahnit me zërin e fuqishëm ka tërhequr vëmendjen e producentëve për ta pasur përsëri pjesë të serive të tyre James Bond.

“Producentët janë të ngazëllyer se sa mirë është pritur kënga e Adele dhe shpresojnë që ajo të jetë sërish protagoniste në serinë e radhës”:- ka thënë një burim për “The Sun”.

adele

Këngëtarja përveç performancës së saj u vlerësua pozitivisht dhe për veshjen e saj në këtë event të madh.

(b.t/shqiptarja.com)