Ajo ka thënë për mediat kosovare se projekti i ri do të vijë së shpejti dhe ka premtuar se kënga e saj do të kthehet në një hit veror.
“Po, tashmë e kam përfunduar këngën e re, që do të jetë një bashkëpunim i imi me Don Arbas. Kënga është ritmike, në të njëtën linjë me “Party People”, por më frymuese dhe më inspiruese”, ka thënë Adelina.
Së fundmi ajo ka publikuar këngën “Tjetër S’ka”, e cila është komentuar si një këngë me skena tejet provokuese.
Por kjo gjë është justifikuar nga këngëtarja, e cila është shprehur se ato skena janë normale për një videoklip artistik me tematikë të tillë.
Adelina është një nga këngëtaret, e cila ka hyrë fuqishëm në tregun muzikor dhe është mjaft e pëlqyer nga publiku.
(b.t/shqiptarja.com)