Me anë të një fotoje të publikuar në facebook, këngëtarja ka theksuar origjinën e nobelistes Nënë Tereza.
“Në gjak dhe origjinë, jam SHQIPTARE. E djeshmja iku. E nesërmja akoma s’ka ardhur.
Kemi vetëm të sotmën. Le t’ia fillojmë!Në përkujtim të 17 vjetorit të vdekjes fizike të Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Terezës humaniste dhe Nobelistja e parë Shqiptare”, ka shkruar Ismaili.
Në foton e publikuar prej saj, Adelina shfaqet afër gurit përkujtimor të Nënë Terezës në të cilin ka vendosur edhe një buqetë me lule.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)