Klipi i ri i divës kosovare Adelina Ismajli ka rënë në sy të një mediaje tjetër të shkruar dhe këtë herë të amerikanes Daily Cheifers.

Adelina lançoi klipin e saj të ri “Karma” përpara 2 ditësh në bashkëpunim me reperin shqiptar të suksesshëm dhe jashtë G4SHI, i cili ka rënë në sy të shumë mediave.

adelina ismajli

Daily Cheifers shkruan se nuk e njeh fare këngëtaren apo punën e saj, por zëri i saj është tepër unik dhe për t’u komplimentuar për guximin e bashkëpunimit me G4SHI.

Daily vë në dukje edhe stilin e këngëtares si dhe uron që pas këtij bashkëpunimi të parë midis dyshes të tjera më të sukseshme të vijnë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)