Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri ka festuar ditëlindjen e djalit të saj Jon. Mbrëmjen e djeshme ajo nxorri pamje nga festa e përgatitur posaçërisht për 1-vjetorin e djalit të saj.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Pamje nga festa
28-vjeçarja ka veshur një fustan të shndritshëm në ngjyrë gri, ndërsa vogëlushi Jon është kombinuar me mamin me ngjyrën e bardhë dhe atletat ‘Gucci’.
Krah Tahirit shfaqet dhe partneri i saj, Serjoza Markov i cili së bashku me artisten dhe miqtë e tyre më të afërt po festonin ditëlindjen e parë të djalit.
Pamje nga ditëlindja
Nga videot e publikuara nga familjarë të dyshes dhe vetë Adelina, ata shfaqen duke kërcyer dhe kënduar.
Dzej Ramadnovski
Në ditëlindjen e parë të djalit, ishin të ftuar këngëtarI Muharrem Ahmeti dhe këngëtarët grekë Samoo Jakoo e Dzej Ramadnovski që i dhuruan të ftuarve muzikë ritmike.
Këngëtari Muharrem Ahmeti në festë
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)