Bukuroshja kosovare në disa foto të bëra publike në rrjetet sociale duket e lumtur dhe shumë e kënaqur me lidhjen e saj të re.
Deri në këtë pikë nuk ka asgjë që nuk shkon.
Por teksa i hedh një sy djalit që shfaqet në krahët e Adelina Tahirit, kupton se është i njëjti djalë që pak kohë më parë ndante një histori të gjatë dashurie me këngëtaren tjetër Anjeza Branka.
Historia e dashurisë mes Anjezës dhe të dashurit të ri të Adelinës, ka funksionuar më së miri deri pak kohë më parë kur çifti u shfaq edhe së bashku në një prej këngëve të Anjezës.
Arsyet e ndarjes nuk dihen, por ajo që mund të thuhet me siguri është fakti që djali në fjalë është i dashuruar jo vetëm pas femrave të bukura por edhe këngëtareve me zëra të veçantë.
Redaksia Online
(i.n/shqiptarja.com)