Këngëtarja shqiptare është bërë nënë para një muaji dhe solli në jetë djalin e saj të parë. Adelina Tahiri së bashku me bashkëshortin e saj maqedonas, Serjoza Markov e pagëzuan të voglin me emrin Jon.
Herë pas here Adelina publikon foto të ëmbla me të voglin, por deri tani se kishte zbuluar të gjithin dhe normalisht kurioziteti i ndjekësve është rritur. Pak orë më parë ajo ka publikuar foton e vogëlushit, i cili shihet teksa fle përmbys.

Fotot e publikuar nga Adelina Tahiri
Kujtojmë që Adelina është shkëputur krejtësisht nga muzika dhe ka rikthyer linjat e saj trupore menjëherë pas lindjes.
/Shqiptarja.com
Komento
Komente

