Demaçi u shpreh: “Rugova ishte frikacak i madh dhe antivlerë »; Qosja: “Rugova tradhtar, armik me UÇK, i bënte dhurata Millosheviçit”. Me këto deklarata edhe shkëlqimi i Demacit dhe Qosjes nisi të zbehet e mori tatëpjetën që kur nisën të kritikojnë Ibrahim Rugovën, arikitektin e pavarësisë së Kosovës.
Ditë më parë Adem Demaçi u përball me kritika të mëdha, pas deklaratës së tij që Ibrahim Rugova nuk ishte hero. Por duket se Demaçit nuk i shkuan huq këto akuza kundër Rugovës, pasi vetëm një javë pas këtyre kritikave dhe akuzave Demaçi shpërblehet me 177 mijë euro nga qeveria e Thaçit, bën të ditur “Presheva jonë”.
Ngjashëm me kritika dhe akuza të tilla pa fakte në adresë të Rugovës ka filluar edhe Rexhep Qosja. Mos ndoshta dhe Qosja pret ndonjë shpërblim nga qeveria e Kosovës?
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)