TIRANE- Adem Demaçi ishte në vitin e 28 i ngujuar në burgjet e Serbisë, por asnjëherë s'ishte ndalur të deklarohej e të jepte intervista për mediat. Tre muaj para se të lirohej për herë të fundit nga burgu, Adem Demaçi kishte folur për figurën e Enver Hoxhës për gazetën "Vecernji list". Aty Demaçi përzgjedh fjalët më të mira për diktatorin shqiptar Enver Hoxha, i cili gjatë udhëheqjes së Shqipërisë kishte internuar dhe burgosur më shumë se 35 mijë shqiptarë dhe mijëra të tjerë i kishte vrarë sepse s'pajtoheshin me politikën e PPSH. Pavarësisht se Enver Hoxha kishte mbushur pesë vite nga vdekja, Adem Demaçi i thurte elozhe nga burgu. Sipas vlerësimeve të atëhershme për Adem Demaçin, Enver Hoxha ishte shqiptari më i madh dhe udhëheqës gjenial.
"Nga vendi më i prapambetur në Europë, nga një shembull për të keq, për gjithsej 40 vjet ai (Enveri) arriti të krijojë një shtet që sot mund të krenohet me vetveten. Prandaj, unë e respektoj atë si birin më të madh të popullit shqiptar e si një udhëheqës gjenial që natyrisht i ka pasur edhe gabimet e veta, por asnjë gabim strategjik", ka thënë ai. Demaçi i kishte arsyetuar në një formë dhe persekutimet që u bënte Enver Hoxha të burgosurve politik dhe atyre që s'pajtoheshin me sistemin komunist të Shqipërisë.
“Në Shqipëri mund të jenë të pakënaqur vetëm qelepirxhinjve, kontrabandistët, spekulantët dhe eventualisht ndonjë kundërshtar politik me prirje burokratike. Mirëpo shtresa e burokratëve është më e holla sepse Enveri nuk ka lejuar që ajo të zhvillohet. Ka bërë seleksionim pozitiv. Për çdo 5-10 vjetët ka bërë spastrime, por jo në atë kuptim që ia mveshin. I ka hequr nga pozita të paaftit dhe i ka vënë në vend të tyre më të aftët, më të shkolluarit", deklarohej Demaçi.
Shkrimi u publikua sot (12.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com