Ademi 'dhëmbë për dhëmbë' me Ramën: Menaxhimi i liqeneve të bëhet nga pushteti lokal, jo qeveritar

Ademi 'dhëmbë për dhëmbë' me Ramën: Menaxhimi i liqeneve të bëhet nga pushteti lokal, jo qeveritar

SHKODËR- Kryebashkiakja Voltana Ademi i është përgjigjur "dhëmbë për dhëmbë" kryeministrit Edi Rama, sa i përket ndryshimeve në ligj që kreu i shtetit i ka propozuar në sesionin e ri parlamentar. Teksa ky i fundit ka paralajmëruar se për shkak të keqmenaxhimit, vija bregdetare do të menaxhohet nga pushteti qendror dhe jo ai lokal, kryebashkiakja në ikje, jo vetëm që nuk është dakord me këtë propozim, por kërkon që edhe menaxhimi i liqeneve të bëhet nga Bashkia.

 "Do të kemi propozime për ta mirëmbajtur ndryshe, jo nga agjencitë qeveritare, por që t'i kalojë pushtetit lokal. Është e vetmja mënyrë për të mbajtur të mundshëm për t'u shfrytëzuar si një aset territorial", tha Ademi.

Këto deklarata Ademi i bëri teksa mori pjesë në aktivitetin “Thriathlon labeat”, një kompeticion tre-garësh në not, ciklizëm dhe vrapim, që prej 7 vitesh organizohet në ujërat e liqenit të Shkodrës, për promovimin e turizmit. Ademi vijon të drejtojë Bashkinë e Shkodrës, pasi kandidati socialist i cili doli fitues në zgjedhjet e 30 qershorit, Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës, pasi PD-ja i publikoi dënimin në Itali për trafik droge.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nesti: 09/09/2019 11:38

    Valdrin-Voltan....dy emra,nje garanci.Vazhdo punen e qete moj plere se dhe Rama ta ha mune.Po keshilli bashkiak i Shkodres ku humbi?Apo futja kot sa per rroga.

    Përgjigju
  • Molotovja: 09/09/2019 10:24

    Te lumt o Molotove.Dhemb per dhemb kundervihu Rames se je kryetare bashkie fal tij.Ky eshte shembulli se asnje parti nuk e do Shkodren

    Përgjigju
  • Shkodrani: 09/09/2019 10:18

    Voltana molotovi eshte dhurata e Rames.Ajo del cdo dit ne media duke then se esht kryetare bashkie dhe vendos ajo.Mund te ket nje marveshje te fsheht Rama qe Shkodren ta lej si Palermon sepse asnje kandidat tjeter i denuar jasht nuk dha dorheqjen pasi i dolen denimet si Valdrin trafikantit.

    Përgjigju
  • Kafsha: 09/09/2019 07:56

    Po ç far pret moj, kujdesu per liqenin e Shkodres se esht mbush me jevgj tu la robat me klor duke e degjeneruat

    Përgjigju
  • Rudi: 09/09/2019 03:56

    I lumt kesaj plere,tani e ka dhurat nga Rama Shkodra kete palo femer.Pse nuk na e ben pak show ne facebook dhe per Shkodren qe ja le Voltanes o Edo?

    Përgjigju
  • O molotov: 08/09/2019 23:59

    Mbyll ato gropat e shkodres se je ne rregull. I hapni rrugt me i regullu e nuk I shtron me me asfalt. Po bahet dy muj kanali ne mes te rusit te ptt

    Përgjigju
  • Genti: 08/09/2019 22:37

    Z.kryetare ke 4vite qe e drejton bashkine dhe nuk keni bere asnje investim per shiroken, atehere perse duhet qe ta administroni ju si bashki??? Ndersa fahati turistik Me emrin Zogaj as qe ekziston per investim ne bashkine tuaj, Voltana ti ke fjale fjale dhe vetem fjale

    Përgjigju
  • Kulmi i njoraces ,qe nji e tille ,lejohet ala te derdellise medieve lol !: 08/09/2019 21:34

    nji Bajge si kjo Stallierja llapaqene , qelb Kulturen Qytetare Shkodrane . Si eshte e mundur ,qe qytetaret shkodrane i lejoje vetes ,nji poshterim te tille ,ga kjo Bajge Stalle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës