Përplasja me kryebashkiaken e Shkodrës, Ndreu për Report Tv: Ademi nuk mund të deligjitimojë kryetarët e bashkive! Pretendimi se po ndërhyhet në Kushtetuese, fantazi e saj

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi nuk mund të deligjitmojë kryetarët e bashkive dhe se Shoqata e Bashkive nuk është pronë e saj. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Report Tv kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, teksa u përgjigj në lidhje me padinë që Ademi ka ngritur kundër tij duke kërkuar që vendimi për zgjedhjen në krye të Shoqatës së Bashkive të shpallet i paligjshëm. Ndreu i nënvizoi se ky është handikapi më i madh që thuhet sot nga një zyrtar.

‘Është një Shoqatë ku është vetëm ajo sipas logjikës së saj të tjerët nuk ekzistojnë dhe ekziston vetëm ajo. Ky është handikapi më i madh që thuhet sot nga një zyrtar. Është shoqatë e Bashkisë dhe kanë aderuar me vendime të Këshillave Bashkiake. Kryetarët e Këshillave janë anëtarë të asamblesë së Shoqatës. Shoqata është një organizim i bashkive, jo pronë e Ademit dhe as e imja dhe ne si anëtar të asamblesë kemi thirrur asamblenë dhe ishte e ftuar, ajo e ka uzurpuar. Ademi nuk mund të deligjitimojë kryetarët e bashkisë.’- tha Ndreu.

Ndreu thotë se, argumenti që përdor Ademi se ai ka për qëllim ndërhyrjen e paligjshme në procesin që zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë kërkesën me datë 23 qershor 2021, është një fantazi e saj. Sipas Ndreut, Gjykata Kushtetuese është një institucion serioz dhe nuk merr vendime me humorin e Ademit.

‘Kjo është një fantazi e znj.Ademi. Gjykata Kushtetuese është një institucion serioz dhe nuk merr vendime me humorin e Ademit, që këtu ka një handikap njerëzor. Për ne është opsion organizimi i Shoqatës dhe kemi bërë çdo gjë në përputhje me statutin. E inkurajoj të vazhdojë protagonizmin e vet politik, por nuk ka asnjë të drejtë. ‘- tha Ndreu.

Sa i takon mungesës së rojeve të plazhit në zonat bregdetare, Ndreu tha se aktualisht nuk dhënia e hapësirave publike në plazhe nuk ka filluar ende. Sipas Ndreut me dhënien e hapësirave publike, operatorët turistikë janë të detyruar që të ngrenë edhe kullat e vrojtimit si dhe të koshave të mbeturinave.

‘Dhënia e hapësirave publike nuk ka filluar ende. Me dhënien e hapësirave publike operatorët turistikë janë të detyruar se bashkë me shezllonët janë të detyruar që të ngrenë edhe kullat e vrojtimit si dhe të koshave të mbeturinave. Me t’u dhënë hapësirat publike ato kanë detyrimin sipas rregullave që t’i ngrenë.’- tha Ndreu.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës