Administrata Doganore tejkalon
planin e arkëtimeve për muajin maj

TIRANË - Administrata Doganore ka arkëtuar 12,893 miliardë lekë për muajin Maj 2014 nga 12,8 miliardë të planifikuara për këtë periudhë.
 
Në krahasim me një vit më parë, Administrata Doganore ka arkëtuar në muajin Maj 2014, 1 miliard e 172 milionë lekë më shumë se e njëjta periudhë një vit më parë
 
Për periudhën Janar-Maj 2014 Administrata Doganore ka arkëtuar 56,073 miliardë lekë nga 55,490 miliardë lekë të planifikuara.
 
Në këtë pesëmujor janë arkëtuar 5 miliard e 271 milionë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar (Janar- Maj 2013)
 
Nga shifrat e Administratës Doganore rezulton se në periudhën Janar- Maj 2014 rritja e të ardhurave është 10.4% më e lartë në krahasim me të njëjtin 5 mujor të vitit të kaluar.
 
Për 5 mujorin, sinjal shumë pozitiv për ecurinë e ekonomisë dhe punësimin është rritja e eksporteve në vlerë me 9% dhe në veçanti rritja me 33% e vlerës së eksporteve nën regjimin e përpunimit aktiv.
 
Mbledhja e të ardhurave si prioriteti kryesor i Administratës Doganore Shqiptare është dëshmi e efektshmërisë së reformave të ndërmarra muajt e fundit; reforma administrative, reforma në strukturat e zbatimit të ligjit brenda administratës, reforma në luftën kundër korrupsionit dhe evazionit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni

Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni