Administrata e UNMIK-ut në veri, jo transparente për buxhetin

Administrata e UNMIK-ut në veri, jo transparente për buxhetin
Rreth 30 për qind të buxhetit të Komunës së Mitrovicës alokohen për administratën e UNMIK-ut në veri. Por, mostransparenca e administratës së UNMIK-it në veri për shpenzimet e buxhetit,i ka shkaktuar probleme Komunës së Mitrovicës. Këtë e ka sqaruar kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, në një takim që ka zhvilluar me ambasadorin britanik, Ian Cliff.
Kryetari Kastrati, tha se për vitin e kaluar nuk kanë asnjë sqarim të vetëm për shpenzimet që janë bërë. “Ata marrin buxhetin, por nuk janë transparent për shpenzimin e tij. Nuk bëjnë asnjë raport për shpenzimet”.
Ai potencoi faktin se administrata e UNMIK-ut në veri nuk është duke i respektuar procedurat sa i përket menaxhimit të buxhetit. “Si pasojë e kësaj gjendjeje atje është krijuar një konfuzion i madh”.
Ambasadori Cliff u interesua për gjendjen aktuale në Mitrovicë, për problemet si pasojë e barrikadave në rrugë.
Kryetari Kastrati, tha se barrikadat kanë vështirësuar tejmase jetën e qytetarëve të veriut, në veçanti të komuniteteve joserbe. Përmendi problemet e mëdha që kanë për qarkullim shqiptarët e fshatrave të Leposaviqit, mandej ata të Kodrës së Minatorëve etj. “Strukturat e sigurisë, si ato vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare duhet të veprojnë më më vendosmëri për krijimin e kushteve për lëvizje të lirë”./shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer