Administrata s'merr pagat
nga sistemi i Financave

Administrata s'merr pagat<br />nga sistemi i Financave
TIRANE - E hëna shënoi ditën e pestë të këtij muaji pa paga për mijëra buxhetorë. Punonjës te administratës kanë ngurruar të flasin publikisht për këtë vonesë pa precedent. Megjithëse në fillim të çdo viti, sistemi aktual informatik i ministrisë së Financave ka lënë pa lekë edhe për 12 ditë rresht buxhetorët.

Arsimtarët, bluzat e bardha, punonjësit e policisë si dhe gjithë zyrtarët e punonjësit e ministrive prisnin rrogën që më datë 1 gusht, pasi një pjesë e tyre kishte planifikuar pushimet vjetore. Zv.ministri i Financave, Nezir Haldeda, ka sqaruar për median dje se vonesat lidhen me zëvendësimin, që i është bërë serverit qendror të thesarit të shtetit, i cili, pas tri javësh mosfunksionimi, është rivënë në punë të premten e kaluar.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.06.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN