Administrata, shkarkime
në ndërmarrjet shtetërore
“Pastrohet” personeli nga parazitët militantë që morën kot pagat për vite me rradhë.
DURRËS - Drejtuesit e institucioneve dhe ndërmarrjeve shtetërore në Durrës pastrojnë organikat nga militantët parazitë. Bëhet fjalë për qindra të punësuar, të cilët për shumë vite vetëm sa kanë futur kartat e kreditit në bankomatet e bankave dhe kanë përfituar rroga pa punuar asnjë ditë. Drejtuesit e këtyre enteve, në bashkëpunim me shefat e personelit, i kanë dhënë fund kësaj praktike, përpara se të nënshkruajnë aktet e dorëheqjeve për veten e tyre.
Gjatë javëve të fundit, në mjaft prej institucioneve apo ndërmarrjeve shtetërore në Durrës janë ndjerë lëvizje në administratat apo në fuqinë punëtore të tyre. Të tilla ndërmarrje në Durrës janë Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve, Porti Detar, Agjencia e Legalizimeve të Ndërtimeve pa leje, Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave, CEZ-i, si dhe mjaft institucione apo ndërmarrje më të vogla të cilat u bënë për 8 vjet strehë e militantëve parasite, të cilët, të vetmen punë që bënë ishte ajo e furnizimit me anëtarë të shtabeve elektorale, komisioneve zgjedhore apo pjesëmarrja nëpër mitingje në qytete apo fshatra të qarkut të Durrësit.
Rrogat e tyre gjatë këtyre viteve kanë variuar nga 20 mijë deri në 50 mijë lekë në muaj. Organiogramat e ndërmarrjeve apo institucioneve shtetërore kanë pësuar ndryshime sa herë që ka pasur zgjedhje, si parlamentare, ashtu edhe për pushtetin vendor. Në të tilla situate, organikat janë rritur së tepërmi, duke joshur militantët që të kontribuonin në zgjedhje në këmbim të vendeve të punës qyl.
Duket se ata që do të vijnë të drejtojnë në këto ndërmarrje apo institucione shtetërore do të kenë çfarë të hetojnë, si në mënyrën e rekrutimit të punonjësve, ashtu edhe në shpenzimin e fondeve publike. Ata do të mund të shikojnë se si është bërë batërdia me paratë e taksapaguesve në këto vite.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35