Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për shqyrtimin e masave disiplinore ndaj deputetëve të opozitës.
Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Balla theksoi se dhuna dhe bllokimi i punimeve të Kuvendit nuk mund të justifikohen dhe se masat disiplinore të marra nga Kuvendi janë në përputhje me rregulloren dhe standardet e funksionimit parlamentar. Ai shtoi se askush nuk është mbi rregullat, pavarësisht përkatësisë politike.
Duke komentuar vendimin e gjykatës, Balla u shpreh se institucionet duhet të respektojnë ndarjen e pushteteve, por njëkohësisht nënvizoi se çdo vendimmarrje që lidhet me rendin dhe funksionimin e Kuvendit është thelbësore për garantimin e normalitetit demokratik.
Reagimi i tij vjen në një moment kur vendimi i Gjykatës Administrative ka hapur debat mbi juridiksionin e saj për të shqyrtuar çështje që lidhen me masat disiplinore ndaj deputetëve, të cilat tradicionalisht konsiderohen kompetencë e brendshme e Kuvendit.
Çështja pritet të vijojë të diskutohet në planin politik dhe juridik, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagime të mëtejshme nga institucionet e drejtësisë apo aktorë të tjerë politikë.
Reagimi i plotë:
"Gjykata Administrative (shkalla e parë) paska shqyrtuar dhe madje marrë vendim për masat disiplinore ndaj deputetëve të PD, të cilët si sot katër muaj më parë hodhën flakadanë dhe bllokuan punën e Kuvendit me dhunë. Së pari përgëzime gjyqtarit, apo gjyqtares, që e paska kryer kaq shpejt këtë proces. Uroj të jepen vendimet kaq shpejt edhe për ankesat e qytetarëve të thjeshtë, për halle të vërteta. Sepse të mbarosh një shkallë gjyqësori në Shqipëri për kaq pak ditë qenka një rekord. Por thelbi i çështjes është një lajthitje në objekt për këdo që mund ta ketë dhënë këtë vendim. Ndoshta gjyqtari apo gjyqtarja nuk e di se Gjykata e Lartë e Republikës sonë e ka konsoliduar praktikën në një rast të mëparshëm duke sanksionuar moskalimin gardhin e gjyqësorit tek fusha e legjislativit për këto masat disiplinore.
Dihet botërisht se gjykatat nuk kanë juridiksion të gjykojnë këto lloj masash disiplinore, sepse këto janë akte të parlamentit dhe nuk mund t’i nënshtrohen vlerësimit nga pushteti gjyqësor.
Përveç se në rastin kur vetë ligji i posaçëm për statusin e deputetit apo Rregullorja e Kuvendit do ta parashikonte shprehimisht këtë mundësi. As ligji dhe as Rregullorja nuk e përcakton këtë mundësi. Në këto raste vepron parimi i autodichia-s, pra që janë organet e vetë parlamentit që gjykojnë veten dhe askush tjetër. Përjashtimet duhet të parashikohen shprehimisht në Kushtetutë apo në një ligj të posaçëm. Ndryshe nuk i hyn dot brenda gardhit.
Në parlamentin italian, për shembull, “procedimi disiplinor ndaj senatorëve dhe deputetëve normohet nga rregulloret e brendshme të secilës dhomë, me qëllim zhvillimin korrekt të punimeve parlamentare dhe dinjitetin e institucionit”. Organi kompetent për gjykim është brenda dhomës përkatëse. Dhe aty mbyllet procedura. Nuk ka Gjykatë ku mund të apelohet. Edhe në çdo parlament tjetër është e njëjta praktikë. Edhe Franca gjithashtu. Gjykatat, qoftë në Francë dhe në Itali (gjykatat e larta administrative në këto vende) kanë përcaktuar se gjykatat nuk mundet të shqyrtojnë këto lloj çështjesh, sepse janë kompetencë ekskluzive e asamblesë apo parlamentit. Tani kush do reagojë, KLGJ, ILD apo shoqatat?!", shkruan Balla.
Lajm në përditësim...

Foto: Ina Zhupa
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke e akuzuar për standard të dyfishtë në raport me vendimet e gjykatave.
Në një reagim në rrjetet sociale, Zhupa shprehet se përpara se të sulmojë gjyqtarët përmes videove në rrjetet sociale, Balla duhet të kujtojë qëndrimet e tij të mëparshme si ministër, kur njihte dhe respektonte vendimet e gjykatës administrative.
“Taulant Balla përpara se të bëj video selfie duke anatemuar gjyqtarët për vendimet e tyre, le të dëgjoj Taulant Ballën ministër nga kuvendi që njeh vendimet e gjykatës administrative dhe i respektonte ato. Çështja në gjykim i njëjti kazus, vendime për përjashtimin e deputeteve dhe gjyqtari është i njëjti. 83 mandatet e rrëmbyera ju kanë mbushur mendjen që janë mbi çdo pushtet dhe parlamenti është seksion i Partisë Socialiste ku mund të bëjnë sipas qejfit pa pyetur për njeri”, shkruan Zhupa.
Komente












Ky e di veten Mesia (ne fakt Zv.! = kaq e di ky, se ndryshe ...) ?! = I PAGABUESHEM e I PANDESHKUESHEM as per lapsus-e e/o shkelje te vogla, e/o mesatare ?! - - - eshte trashur nga trute e eshte ky i lajthituri i vertete ..... , sepse harron qe eshte vetem nje deputet, i cili duhet te fitoje besimin e zgjedhesve cdo 4 vjet normalisht (e ndoshta me shpesh ne rast krizash politike e/o Institucionale ?! - - - - - sepse harron gjithashtu se, pertej PD, PS, PSD, PDIU, BASHKE, MUNDESIA, SHQIPERIA BEHET, etj, etj, .... Procedurat dhe Rregullat me te cilat ne leter eshte sanksionuar te funksionoje normalisht Kuvendi i Shqiperise, anetaret e tij, dmth deputetet edhe pse me imunitet parlamentar ne marredheniet nderpersonale, e me tej si per nepunesit e ketij Institucioni, ne rast shkeljesh e mosrespektimi, jane e behen detyrimisht objekt i trajtimit juridik, pranim denoncimi, mbledhje e analize e fakteve e se fundi gjykimi, pikerisht nga Gjykata Administrative, e/o Gjykatat e tjera (sic ndodh natyrshem e rendom ne vendet e Bashkimit Europian, SHBA, Kanada, Britani e Madhe, etj. - - - - - E njejta gje vlen edhe per marredheniet nderpersonale si dhe ne raport me Statutet specifike ne secilen prej ketyre Partive politike (cka praktikisht nuk e shohim te ndodhe, sepse jane te shtypura nga pesha e vertikalizimit ekstrem te Pusht-Etit te Drejtuesve te tyre ne stil e praktike neoBizantine e/o neoOtomane, vecanerisht pas ndryshimeve Kushtetuese te dakortesuara midis Edvin Kristaq Rama dhe Salih Rame Berisha.
PërgjigjuDeri dje e quanin drejtesin Skrap dhe tani qe ja kane gjetur anen gjyqtareve dhe prokuroreve jane bere mbrojtesit e flakt te tyre.Ka nje pikpyetje te madhe po nje dite do tju dali tymi o Ina Zhupa!
PërgjigjuKëto janë turpet e ndyra të gjykatave në këtë vënd,dalin gjykatat mbi parlamentin....turpe por kush të ketë turp hajdutëria që karakterizon këto gjykata.
PërgjigjuFajin e ka Saliu o Hektor ai i komandon ende bashkë me Argiten. Ky Saliu sa paska në dorë në këtë vënd, ndonëse është ka 13 vjet në opozite. Te tera i paska ky Sali qeni vetëm se pushtetin e ka Edi kampioni i pastertise dhe burri i shtetit, SKËNDERBEU por jo ai i MAMICËS