Gjykata Administrative ka shfuqizuar masat disiplinore ndaj deputetëve të opozitës Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka, pvr përjashtimin 30 ditor të tyre nga punimet e Kuvendit dhe komisioneve.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati Marash Logu, ku sipas tij, është rasti i dytë që Gjykata vendos për shfuqizimin e masave pasi janë marrë në kundërshtim flagrant me ligjin.

“Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi sot shfuqizimin e masave disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe seancë plenare” për 30 ditë për deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka.

Masat disiplinore lidheshin me seancën plenare të datës 18 Dhjetor 2025, ndërsa vendimet e shfuqizuara nga Gjykata ishin marrë në datën 23 Dhjetor 2025 nga Sekretariati për Etikën, dhe lënë në fuqi në datën 20 Janar 2026 nga Byroja e Kuvendit.

Pas vendimit nr. 4011 (4089), datë 06.11.2024 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ky është rasti i dytë që Gjykata vendos shfuqizimin e masave disiplinore ndaj deputetëve të opozitës për shkak se janë marrë në kundërshtim flagrant me ligjin”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Logu.

Këto masa ndëshkimore, aktualisht janë ezauruar nga 5 deputetët demokratë dhe ata i janë rikthyer jetës në parlament. Në fuqi, aktualisht janë përjashtimi me 20 ditë dhe 10 ditë për Flamur Nokën dhe Elda Hotin, masa të reja ndëshkimore të marra më 7 prill nga Komisioni i Etikës.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Prill, 10:55

    A e keni siguruar banesën tuaj kundër zjarrit?