Administratorët e pallateve, Biçakaj:
Masa për ata që s’shlyejnë detyrimet

Administratorët e pallateve, Biçakaj:<br />Masa për ata që s’shlyejnë detyrimet
Në Tiranë vijon ngritja e asambleve të banorëve të pallateve që do të zgjedhin administratorët e tyre. Report Tv bëri një vëzhgim në zona të ndryshme të kryeqytetit për të parë mbarëvajtjen e këtij procesi. Isidor Koti, administrator pallati në njesinë administrative nr 5, u shpreh se qytetarët kanë nisur të ndërgjegjësohen për rolin e administratorit.
 
Isidor Koti u shpreh se “Qytetarët kanë filluar të marrin indikacionet kryesore të zbatimit të ligjit. Banorët tashmë i dinë dhe besoj për një kohë të shkurtër do të ndërgjegjësohen edhe për pagesat”.
 
Ndërsa Baltin Biçakaj, administrator pallati prej 13 vitesh, tha se ka ende persona që nuk shlyejnë detyrimet për shërbimet, por pas paralajmërimeve, do të merren ndaj tyre edhe masa administrative.
 
Baltin Biçakaj tha se “Kemi rreth 3 muaj që kemi bërë mbledhjet e banorëve, kemi zgjedhur këshillat e pallateve dhe po pres të marr liçensimin. Banorët janë të interesuar dhe po presin të përfundojë procesi.
 
Me ligjin e ri personat që nuk paguajnë, pas 3 muajsh do t’i hedhim në gjyq, po besoj se me paralajërimet që po bëjmë do të nisin të paguajnë.
 
Po banorët sa i drejtohen administratorit për shqetësimet që kanë?
 
Banore e njësisë 9: ”Komunikojmë me administratorin. Psh digjet drita vijnë dhe e rregullojnë, është prishur pulla e ashensorin është thirrur mekaniku menjëherë. Me administratorin jemi të kënaqur”.
 
Ndërsa në zona të tjera të kryeqytetit banorët shprehen se ende nuk kanë një administrator pallati.

1147 administratorë kanë nisur punën për mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta. 5000 pallate apo subjekte që ndajnë bashkëpronësinë në Tiranë, brenda 1 viti do të kenë administratorë të certifikuara nga Bashkia e Tiranës me qëllim disiplinimin e bashkëjetesës në komunitet.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025