Administratori i Vollgës: Ja
pse ia fala Shullazit pronën

Ylvi Beqjan, administratorin e kompanisë “Saudi Brothers Commercial Company” e takojmë në afërsi të azilit të pleqve në Tiranë.

Emri i tij, ka dalë sapo është arrestuar Emiljano Shullazi, duke u paraqitur nga disa media si viktimë e kërcënimeve të të shumëpërfolurit Shullazi.

I veshur me një kostum blu, Ylviu qëndron i qetë dhe buzagaz teksa na takon në prani edhe të avokatit të tij.

Nuk duket aspak i kërcënuar dhe nuk qëndron aspak i fshehur.

Ndërkohë që shprehet se është i hapur të bëjë transparencën me publikun e gjerë, kjo pasi sipas tij, ai është përfolur se i ka dhuruar pronën Emiljano Shullazit, të cilit i ka dorëzuar një sipërfaqe prej 749 metra katrorë tek ish-hotel Vollga në Durrës. “…Ja kam dhuruar me dëshirë, se më ka mbrojtur. Ka qënë një marrëveshje dhe besë burri, të cilën unë ja kam ofruar…”-thotë Ylvi Beqja i cili përfaqëson në këtë kompani interesat e pronarit të firmës, sheikut Abdulaziz Al Nowaiser, i cili njëherësh është dhe konsull nderi i Shqipërisë. Biznesmeni Beqja shton se nuk ka marrë asnjë kërcënim nga Emiljano Shullazi, kjo pasi me këtë të fundit ka njohje që prej vitit 1993, pasi prej 14 vitesh e ka patur komshi, duke banuar në të njëjtën lagje, tek rruga “Kongresi i Lushnjës” Tiranë. Për shkak të këtij afrimiteti ai e konsideron mik dhe jo armik. “…

Nuk ka ardhur Shullazi tek unë por kam shkuar unë tek Shullazi, kjo pasi më kanë kërcënuar me jetën time, gruas dhe fëmijët e mi, me qëllimin e vetëm që të tërhiqesha e të mos merrja pronën e ish-hotel Vollga. Këto kërcënime mafioze kanë ardhur nga Zamir Hasa, djali i tezes së tij Artan Asllani, i cili më prezentohej si Dritan Dajti në telefon, duke më kërcënuar në forma më të egërsueshme. Këto kërcënime kanë qënë dhe një lobim tjetër që ka përkrahje politike dhe mediatike në vend. Për këto kërcënime ndaj meje, Asllani është dënuar me 400 mijë lek gjobë nga gjykata e Tiranës…”-thotë Ylvi Beqja. …Do të vrasim fëmijët, zorët e fëmijëve kemi për t’i varur në qafë…,-këto kanë qënë kërcënimet dhe sigurisht që do shkoja tek komshiu im Emiljano Shullazi”-thotë Ylviu.

Z.Ylvi,në muajin dhjetor 2014 keni pranuar t’i dorëzoni një pjesë të pronës të kompanisë “Saudi Brothers Commercial Company” Emiljano Shullazit. Mund të na tregoni në çfarë rrethana është bërë dhurimi i kësaj prone?
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave