Ndër profilet e monitoruara nga Napoli për sezonin e ardhshëm në sulm është edhe ai i shqiptarit Adnan Januzaj.
Anësorit ofensiv që luan për Kombëtaren e Belgjikës dhe Real Sociedad, i skadon kontrata me Real Sociedad më 30 qershor të këtij viti.
Sipas asaj që raportohet nga Mundo Deportivo, agjenti i tij, Mino Raiola, vazhdon t'ua propozojë skuadrave të ndryshme, ku mes tyre është edhe Napoli.
Napoli mësohet se ka kërkuar informacion për 27 vjeçarin, edhe pse për momentin prioritetet janë të tjera si Sinisterra i Feyenoord dhe Traore i Sassuolo.