Adnan Januzaj duket se e ka bërë zgjedhjen për të ardhmen e tij. Futbollisti me origjinë shqiptare pas shumë kërkesave nga shumë shtete përfaqësuese ka vendosur të zgjedhë Kosovën.
Lajmin e bën të ditur portali turk “fanatik.tr” që shton se mesfushori i Manchester United e ka marrë një vendim të tillë pasi FIFA i lejoi Kosovës të luajë ndeshje miqësore pa himn dhe flamur. Faqja citon Adnan Januzajn të ketë thënë “Në emër të popullit të Kosovës dhe të familjes sime, për t’i bërë ata të lumtur, zgjedhja ime do të jetë Kosova”.
Kaq ka mjaftuar që lajmi të marrë dhënë dhe të përhapet në cdo shtet në Ballkan dhe në Belgjikë duke lënë shumë të pakënaqur, mes tyre edhe Shqipërinë që ishte përgatitur me një delegacion, sipas Alban Bushit për të takuar dhe bindur që të zgjedhë flamurin kuqezi.
Turqia ishte një nga vendet që pretendonte shërbimet e talentit por në garë për të ishin edhe Belgjika, Kroacia, Anglia dhe Shqipëria. Lajmet e mirë për Kosovën duket se do të vijojnë nga dita në ditë.
Pas Burnjakut që ka pranuar të veshë fanellën e Kosovës, presidenti i FFK, Vokrri ka deklaruar se do t’u bëjë ftesë të gjithë futbollistëve shqiptarë që luajnë nëpër botë. Një deklaratë e tillë ka shkaktuar ‘tërmet’ edhe në Zvicër, pasi yjet që e dërguan në Botëror mund ta braktisin. Kështu Xhaka, Shaqiri, Behrami, apo edhe Mehmeti mund të largohen duke braktisur zviceranët.
/Shqiptarja.com