Adoleshenca nuk përfundon në
moshën 18-vjeçare, por zgjat 25 vjet

Adoleshenca nuk përfundon në<br />moshën 18-vjeçare, por zgjat 25 vjet
Adoleshenca është menduar se përfundon kur njeriun arrin në moshën 18 vjeç, por studimet e reja nga psikologët e fëmijëve e hedhin poshtë këtë ide. Sipas psikologëve, adoleshenca vazhdon edhe mbi moshën 18-vjeçare.

Një psokologe, në një intervistë për BBC tha se ka tri faza të adoleshencës.

1 - Faza e parë është faza e adoleshencës së hershme që varion nga mosha 12 deri në 14 vjeç.

2 - Faza e dytë është adoleshenca e mesme që varion nga mosha 15 deri në 17 vjeç.

3 - Faza e tretë që është mbi 18 vjeç është klasifikuar si fundi i adoleshencës. Puna kërkimore sugjeron se truri vazhdon të zhvillohet edhe pas viteve të adoleshencës, në mes të njëzetave dhe të tridhjetave.

Raporti i BBC pretendon se përpunimi i situatave të ndryshme në jetën e përditshme pëson ndryshime të konsiderueshme kur një person është fëmijë dhe kur arrin në moshë të mesme. Raporti gjithashtu tregon se njerëzit fillojnë të shikojnë dhe të mendojnë ndryshe për gjërat dhe truri i ngjan më shumë një truri 'të rritur'.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset