Një djalë është vënë në qendër të kritikave pasi kishte filmuar aktin teksa kryente marrëdhënie seksuale me një vajzë në një rrugicë dhe videon e kishte publikuar në Facebook.
Kjo video ishte postuar edhe në faqen e dy prezantuesve të radios së stacionit të Irlandës në Dublin. Dy prezantuesit, që kritikuan videon, postuan në faqen e tyre një deklaratë. "Video që u publikua nga djaloshi nuk është aspak qesharake.
Ai nuk është i zgjuar dhe është i papjekur. Rritu dhe ki respekt për veten dhe për vajzën", thuhej në deklaratën e tyre. Video ku tregohen çifti duke bërë seks në një rrugicë është regjistruar nga një celular.
Dy adoleshentët që ishin në video u identifikuan menjëherë pas publikimit. Edhe komentet për këtë ngjarje ishin të shumta dhe mizore.
"Kjo duhet të shërbejë si një paralajmërim për prindërit që të vëzhgojnë fëmijët e tyre se çfarë bëjnë në mediat sociale", ishin disa prej komenteve.
Adoleshenti që shfaqej në video pretendon se e hoqi atë nga interneti, por ajo u ripublikua nga të tjerët.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com