TIRANE - Faqet pornografike, chati erotik, tematikat seksuale në rrjetet sociale po gjejnë gjithnjë e më shumë terren tek adoleshentët europianë , të cilët mesa duket janë vënë në kërkim të eksperiencave të reja sekuale.
Të mbyllur në dhomat e tyre larg syrit kritik të prindërve, ata komunikojnë nëpër rrjete sociale më njëri tjetrin rreth eksperiencave të reja erotike, përfshire edhe ato virtuale. Paralajmërimi për këtë bum seksual virtual tek të rinjtë europian erdhi pas një studimi të kryer nga organizata Bashkimi i Mjekëve Pediater të Familjes, SIMPEF.
Rezultatet e studimit janë të frikshshme sipas te cilave 74% e meshkujve dhe 37% e vajzave adoleshente kanë përdorur rrjetet virtuale për të bëre sex, për të parë sex apo për të kërkuar një partner për marrëdhënie seksuale. Seksologu i njohur Maurizio Bini, duke komentuar mbi situatën e të dhënave thekson se shqetësues është edhe nënvlerësimi që prindërit i bëjnë kësaj çështjeje. Ai shprehet gjithashtu se është vlerësuar se rreth 60% e të rinjve kanë kryer marrëdhënien e parë seksuale në adoleshencë.
RREZIQET
Dikur ishin në qarkullim vetëm revistat pornografike, ndërsa sot ka me qindra faqe interneti ku të rinjtë me disa klikime mund të marrin atë që duan rreth seksit. Aparatet telefonike të cilët mund të shkarkojnë dhe dërgojne video me përmbajtje seksuale janë gjithashtu mjaft të përdoruara nga adoleshentët.
Sipas sondazhit të fundit të Euripes –Helpine 6,7 % e adoleshentëve evropianë kanë dërguar mesazhe ose video me përmbajtje erotike, ndërsa më shumë se 10%e tyre kanë marrë të paktën një të tillë. Psikologu italian Olivero Ferraris shprehet se të rinjtë neglizhojnë rreziqet që mund të vijnë pas këtij bumi seksual, ku sipas tij adoleshentët rrezikojnë të bëhën të varur nga pornografia. Adoleshentët do të kërkojnë të kënë më shumë partner, shtim të mardhënieve seksuale dhe se videot pornografike mund të ndikojnë negativisht në sjelljen e tyre, sqaron psikologu.
KESHILLA
Specialistët këshillojnë prindërit të vënë një filtër për kompjuterin e fëmijeve të tyre, gjë e cila mund të bëhet shumë thjesht. Prindërit gjithashtu duhet të këshillojnë fëmijët e tyre rreth rregullave të intimitetit në lidhje me përdorimin e internetit.
Redaksia Online
(eb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com