Adoleshentët me "smart phone"
më shumë seks

Adoleshentët me "smart phone"<br />më shumë seks
47% e adoleshentëve, të cilët janë të pajisur me telefona 'të mençur' ose siç njihen "smart phone", e kanë pranuar se janë shumë më aktivë në marrëdhëniet intime, pasi ata e kanë më të lehtë organizmin e takimeve mes tyre.

Adoleshentët, që përmes telefonave arrijnë të hyjnë në internet, kanë gjasa të takohen dy herë më shumë me dikë të cilin e kanë njohuar "online", në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre që nuk përdorin telefonat.

Hulumtimi më i fundit ka treguar se adoleshentët që përdorin "smortphone", kanë më shumë gjasa për raporte seksuale, pasi shkëmbimet i kanë më të larta dhe këtë ua lehtëson telefoni. Hulumtimi po ashtu vërteton se adoleshentët që kanë qasje në internet, seksualisht janë më aktivë.

Rreth 47% e tyre që kishin telefona të tipit "smart phone", thanë se seksualisht janë aktivë. Sipas Erica Ross, nga Universiteti për punë shoqërore, telefonat "smart phone" paraqesin mënyrën më të lehtë me të cilën adoleshentët ia organizojnë vetes takimet.

Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com (print), suplementi Shëndeti 6 dhjetor 2012

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga